Politikë

"Më 7 tetor nis rrugëtimi drejt qeverisë teknike", Noka paralajmëron: Do të ketë luftë!

Shkruar nga Liberale

"Më 7 tetor nis rrugëtimi drejt qeverisë teknike", Noka

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama me dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i ka hapur luftë opozitës dhe të njëjtën përgjigje do të marrë.

Noka u shpreh në një intervistë për "Euronews Albania" se mosbindja civile është rruga e vetme për të larguar këtë regjim, ndërsa theksoi se më 7 tetor do të startojë rrugëtimi drejt qeverisë teknike.

“Edi Rama na ka hapur luftë dhe luftë do të ketë. Jemi në aksion që ky regjim të mos qëndrojë më në pushtet se shqiptarët nuk e meritojnë dhe ne jemi gati të bëjmë gjithçka, aksioni është mosbindja civile, revolta popullore.

Mosbindja civile është rruga e vetme për të larguar këtë regjim. Pas protestës së 7 tetorit do të japim datat e protestave të tjera. Rrugëtimi drejt qeverisë teknike do startojë në datë 7 tetor. Po ta shihnin veten si rrogëtare do ishim mjeranë, ne jemi misionarë”, tha Noka.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH