Politikë

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha komenton vendimin e Trump: Çështje gjeopolitike globale!

Shkruar nga Liberale

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha komenton vendimin e Trump:

Pas mbylljes së protestës së sotme para kryeministrisë ish-kryeministri dhe kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për mbylljen e Zërit të Amerikës.

"Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar, se e kam ndjekur. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha që nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Ata konsiderojnë se shpenzimet e mëdha që bëhen për këtë radio, duhet të reduktohen. S’ka të bëjë me censurën ajo është një ent publik. Mund të them se ishte akt anticensure"- tha Berisha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH