Politikë

Ligji për arbitrazhin/ Manja: Nxit investimet, shmang proceset gjyqësore

Shkruar nga Liberale

Ligji për arbitrazhin/ Manja: Nxit investimet, shmang proceset

Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot ligjin për Arbitrazh. Ligji synon të zgjidhë mosmarrëveshjet e biznesit, ndërkohe qe Shqipëria ka mbi 170 milionë euro detyrime ne Arbitrazhin ndërkombëtar.

Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj për arbitrazhin. Bizneset që kanë mosmarrëveshje me qeverinë, do të kenë mundësi t’i zgjidhin ato në Gjykatën Kombëtare të Arbitrazhit, duke mënjanuar proceset e zgjatura gjyqësore. Kuadri i ri ligjor ka për qëllim të krijoj lehtësi për marrjen e drejtësisë për zgjidhje të konflikteve duke shmangur burokracitë.

 “Ligji i ri për Arbitrazhin është një nga ligjet më të rëndësishme që miratuam në 2023 dhe është një gur themeli drejt një sistemi ligjor modern. Miratimi i këtij ligji i pajis qytetarët me një hapësirë ligjore të re për të mos ndenjur pas dyerve të gjykatave, por për ta gjetur atë në pak kohë dhe me pak kosto”, Ulsi Manja.

Ministri i Drejtësisë shton se miratimi i këtij ligji do të hapë rrugë të reja edhe për mundësinë e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Me garancinë për neutralitet dhe shmangien e burokracive të Arbitrazhit, ligji i do të lehtësojë edhe të bërit biznes në Shqipëri. Busulla jona ka qenë konsolidimi i vazhdueshëm i reformës në drejtësi në hartimin e këtij ligji. Ky instrument ligjor ofron një alternative reale dhe të besueshme të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve jashtë dyerve të gjykatës. Ky instrument do të marrë vërtet vlerë përmes punës të gjithsecilit prej nesh”,-tha Manja.

Shqipëria ka përvojë të hidhur me disa kompani të cilat kanë fituar çështje në arbitrazh, pasi ajo i detyrohet atyre sot 170 mln euro, shumë të cilën ministri Manja e ka anashkaluar në daljen e tij për shtyp.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH