Politikë

Liderët evropianë mblidhen në Londër për samitin Europian/ I pranishëm edhe kryeministri Rama (Agjenda)

Shkruar nga Liberale

Liderët evropianë mblidhen në Londër për samitin

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer do të mirëpresë udhëheqësit evropianë në Pallatin Blenheim në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Të pranishëm do të jenë 45 lidërë kombëtarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Reuters, Starmer gjatë mbledhjes do të theksojë se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të “marrë një rol më aktiv dhe më të madh në skenën botërore”, veçanërisht duke ndihmuar Ukrainën të luftojë pushtimin rus dhe do të punojë për të goditur bandat e kontrabandës së njerëzve.

“Ne nuk mund të lejojmë që sfidat e së kaluarës të përcaktojnë marrëdhëniet tona të së ardhmes,” tha Starmer.

“Kjo është arsyeja pse siguria evropiane do të jetë prioritet i kësaj qeverie, dhe pse unë jam i fokusuar në shfrytëzimin e këtij momenti për të rinovuar marrëdhëniet tona me Evropën.”

Agjenda për ditën e sotme:

8.00: Mbërritjet e liderëve

10.00: Sesioni i hapjes

11.30: Foto familjare

12.00: Tryeza tematike

13:00: Mundësi për takime dypalëshe/shumëpalëshe dhe drekë

14.45: Mbyllja e seancës së diskutimeve

15:45: Pritje me Madhërinë e Tij Mbretin Charles III

16:45: Takime dhe nisje dypalëshe/shumëpalëshe

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH