Politikë

Lënia e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja, reagon Basha: Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi pse e ka zhytur vendin në korrupsion

Shkruar nga Liberale

Lënia e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja, reagon Basha: Edi

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për lëninen e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja dy ditë pasi u paraqit në SPAK.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Sipas tij, Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai më tej thotë se kryeministri i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjësi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet.

Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Për këtë Rama vendosi ta bëjë dhe deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH