
Nga takimi me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë për koalicionin e opozitës.
Teksa tha se misioni i mandatit të katërt është futja në Bashkimin Europian, Rama tha se ‘duhet lënë tifozllëku jam me Kujtim Gjuzin”.
Rama u ndal edhe te ndryshimet që sipas tij, Partia Socialiste ka sjellë në Kavajë dhe në Vorë.
“Nuk do kemi më radhë që të na kontrollojmë pasaportën kur hymë në vendet e tjera. Do hymë njësoj me francezët, gjermanët dhe italianët, njësoj të barabartë. Si mund të lihet kjo me tifozllëk, jam me këtë jam me Kujtim Gjuzin.
Kujtimi është më simpatiku, por përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe. Në Kavajë bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, për hir të vërtetës e ndryshuam se s’kishte asgjë tjetër përveç pluhurit dhe farave të kungullit.
Unë kur kam ardhur për herë të parë në Kavajë nuk bënim dot takimin se nuk na linin në kinema. Këtu ndodhtë që një kuti mos merrje votat as anëtarët e komisionit se presioni ishte i madh. Pensionistët nuk i linin të votonin. E shoh si ëndërr që PS e Kavajës ka gra sa burra, ama duhet të nxjerrim rezultatet”-u shpreh Rama.