Politikë

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj bëhet deputet, REAGIMI i tij pas mbylljes së numërimit

Shkruar nga Liberale

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj bëhet

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e cila doli e treta në zgjedhje, ka reaguar për rezultatin.

Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij.

“Të dua Shqipëri!

1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!

-Viktor Hygo”, shkruan Lapaj.

Nga rezultatet e deritanishme Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4% të votave të elektoratit, por ka siguruar vetëm një mandat përkundër Tom Doshit që ka fituar 3 mandate me vetëm 3% të votave, apo Agron Shehajt që ka siguruar dy mandate me po 3 % të votave. Kjo për shkak të ligjit elektoral.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH