Politikë

Kryeministri Edi Rama flet për raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama flet për raportet midis qeverisë shqiptare dhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë greke.

Rama u shpreh se marrëdhënia personale me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira, ndërkohë që në marrëdhënien institucionale ka një ngërç.

Kryeministri Edi Rama flet për raportet midis qeverisë shqiptare dhe

Raportet e mia me kryeministrin Mitsotakis janë shumë të mira. Në aspektin personal marrëdhëniet tona janë shumë të mira.

Po marrëdhëniet midis kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Greqisë?

Për sa i përket roleve institucionale, dihet që ka një ngërç dhe dihet cili është ngërçi.

Mënyra sesi politika greke e ka lexuar çështje Beleri, mënyra sesi e ka inflamuar në sytë e opinionit publik grek për konsum të brendshëm e bën të vetëdijshme atë që reflektohet në marrëdhënien mes dy qeverive.

Por ajo që dua të them është që ne ndërkohë kemi pasur një nënshtresë në këto marrëdhënie, ku gjërat kanë funksionuar dhe kanë ecur normalisht.

Por ama zoti Rama, kur ju keni ardhur disa kohë më parë këtu në Athinë për të hapur ekspozitën tuaj, kryeministri Mitsotakis ishte në krahun tuaj, ministri i jashtëm ishte në krahun tuaj. E gjithë Athina ju trajtoi si një lloj “star” më shumë sesa si një kryeministrër. Ndërkohë sot quheni jo i mirëpritur. Dhe raportet të shqipërisë me Greqinë kanë pasur ulje dhe ngritje të tilla të vazhdueshme. Duket sikur ecin para dhe rikthehemi në pikën zero.

Për t’i qëndruar krahasimit të “starit”, sot mua do më mjaftoj të qënit “stari” i takimit të sotëm me emigrantët shqiptarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH