Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ndreu u pa teksa futet në ambientet e brendshme të SPAK, duke mos dhënë komente për mediat.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur kryebashkiaku nga prokurorët e SPAK, ndërsa në vijim pritet dhe një prononcim i tij për mediet, ku të mund të sqarojë se çfarë ka dëshmuar në SPAK.