Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Bëhet me dije se Bufi do merret në pyetje, lidhur me një kallëzim që është bërë ndaj saj për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Kujtojmë se kryebashkiakja Bufi, është kallëzuar në SPAK nga koalicioni i Berishës e Metës, për dy vepra penale: “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas kallëzimit, Bufi ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.