Kryeministri Edi Rama, referuar bonusit për pensionistët, u ka premtuar të moshuarve se këtë fundvitit do të buzëqeshin më shumë se çdo Vit të Ri më parë.
Rama u shpreh se po përgatitemi për një bonus tjetër të ri, të përvitshëm dhe të jetë më i lartë se ky.
“Të flasë një pensionist është në të drejtën e tij, por kur dëgjoj të flasin ata që i thoshin pensionistëve do t’ju japim një gjel për Vitin e Ri që ishte në fakt një gjysmagjel është për të vënë duart në kokë. Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë 5 mijë lekë të reja për çdo pensionist, jo një bonus për gjyshin dhe gjyshen bashkë.
Këtë vit të ri ju do të buzëqeshni më shumë se çdo vit të ri më parë. Buzëqeshja nuk ka fund, nuk diskutohet.
Tani po përgatitemi për një bonus tjetër të ri, të përvitshëm dhe të jetë më i lartë se ky. Ky është hapi i parë dhe do jetë i menjëhershëm dhe do jetë i përhershëm. Jo bonus po e bëjmë këtë vit dhe shikojmë vitin tjetër. Është një fond që do ta lëmë mënjanë në çdo buxhet për pensionistët”, tha Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi më tej se po bëhen projeksionet pë rritje graduale të pensioneve dhe masa e tretë, lidhja me rritjen ekonomike përtej parashikimeve.