Gjykata e lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e tre gjyqtareve Sokol Binaj, Ilir Panda e Sander Simoni.
Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kanë kërkuar heqjen e masës arrest shtëpie në gjykatë të lartë dhe tashmë seanca e radhës do të zhvillohet me 16 Korrik.
“Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, të Gjykatës së Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Ky vendim është i formës së prerë.