Politikë

Kavaja bëhet blu, kryebashkiaku Qosja: Gati të bashkëpunojmë me qeverinë e majtë

Shkruar nga Liberale

 

Kavaja bëhet blu, kryebashkiaku Qosja: Gati të bashkëpunojmë

Drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama.

Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi duke i thënë se është “turbulluar nga primaret”.

“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”, shtoi Rama.

7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar.

Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH