
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Italisë për të zhvilluar një takim me diasporën në Milano.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë detaje për vendin dhe orën ku do të takohet me shqiptarët e diasporës, në Milano.
Por jo vetëm Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë në Itali këtë të diel.
Për të vijuar turin me diapsorën, Berisha njoftoi se do të takojë shqiptarët në Brescia, teksa pjesë e takimit mund të jetë edhe këshilltari i fushatës së PD, Chris LaCivita.