Politikë

Veliaj kërkon LIRIMIN nga qelia/ Kryebashkiaku kërkon t'i hiqet masa e sigurisë

Shkruar nga Liberale

Veliaj kërkon LIRIMIN nga qelia/ Kryebashkiaku kërkon t'i hiqet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën “arrest në burg”, kërkon të lirohet nga qelia.

Ai ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë, si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij, sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kërkesa e tij do shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak Erion Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” ndaj Veliajt.

Kujtojmë se Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH