Politikë

"Kriminel elektoral", Majko reagon pas akuzave të Sali Berishës: I gatshëm të dorëzoj çdo imunitet!

Shkruar nga Liberale

"Kriminel elektoral", Majko reagon pas akuzave të Sali

Pas akuzave të forta të ish-kryeministrit Sali Berisha ku e cilësoi si “kriminel elektoral”, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të PS, Pandeli Majko.

Politikani ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ku ka kërkuar që Shërbimi Informativ Kombëtar të ofrojë informacion të shkruar në lidhje me aludimet për fshehje informacioni nga Sali Berisha.

Majko shkruan se është i gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet hetimore dhe për të dorëzuar çdo imunitet parlamentar që mund të nevojitet për hetimin e çështjes.

“Sot në takimin me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i kërkova asaj që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, shkruan Majko.

Postimi i Berishës i bërë një ditë më parë: 

“Majko është një kriminel elektoral”

“Pandeli Majko, është kriminel i madh elektoral në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë, regjistrues i vendosur me vendim gjykate, jo për Pandeli Majkon për trafikantë armësh e droge. Aty shkon dhe bie Pandeli, dosja është tek ata dhe tek unë. Shkon Pandeliu me Çelën, dhe drejtorin e OSSH të Kukësit.

I thotë ‘ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale, ato kushtonin nja 40-60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do ti dërgohen Tropojës për vota, 200 në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri që ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët habitet”.

“Përveç kësaj në bisedë, përfaqësuesit e Has kërkojnë armë sepse thonë Miftar Dautin nuk e mundim dot. Kërkuan armë, ky oficer e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SPAK, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimi të Kosovës, që e çoi aty ku e çoi, dyshime në Beograd, refuzoi ta presë oficerin. Oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di se ku është”.

Majko shkoi sërish në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e solli në Tiranë. po sjell në Tiranë gjysmën e ministrave sepse qytetarët e Tiranës kanë revoltë”, deklaroi të hënën Sali Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH