Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako, për zëvendësimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg", me një masë më të butë, lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.
Ai iu drejtua gjykatës duke argumentuar se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.
Por GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës. Ai iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.
Kujtojmë se Alqi Bllako është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit. Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.