Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është propozuar nga qeveria shqiptare si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së.
Lajmi është publikuar nga “Security and Human Rights Monitor”, ku theksohet se do të jetë në garë me 4 kandidatë të tjerë.
31 maji shënoi afatin zyrtar të OSBE-së për të nominuar kandidatët për katër postet.
Kryesia malteze e OSBE-së shpalli kandidatët për të gjitha misionet e përhershme të OSBE-së në një letër të brendshme më 3 qershor.
Kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së: Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi, Igli Hasani (Shqipëri) – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE, John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat, Marcel Peško (Sllovaki) – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë dhe Feridun Sinirlioğlu (Turkiye) – Koordinator Special, Vlerësimi i Pavarur i mandatuar nga Rezoluta 2679 (2023) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në dhjetor 2023, Rusia ra dakord të zgjasë mandatet e zyrtarëve aktualë për vetëm nëntë muaj në vend të mandatit të zakonshëm tre-vjeçar, duke bërë të nevojshme ndryshimin e afërt në udhëheqjen e OSBE-së.
Mandatet e zyrtarëve aktualë – Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Schmid, Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) Matteo Mecacci, Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare (HCNM) Kairat Abdrakhmanov dhe Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ( RFoM) Teresa Ribeiro – janë caktuar të skadojnë më 3 shtator 2024.
Rusia ka kritikuar shpesh lidershipin aktual të lartë, për shembull duke thënë se Sekretari i Përgjithshëm Schmid ka “marrë anën” e Ukrainës. Rusia gjithashtu e ka kritikuar shpesh ODIHR-in, duke thënë se ajo “e ka fokusuar punën e saj ekskluzivisht në vendet “në lindje të Vjenës” dhe “i mbyll sytë ndaj shkeljeve të shumta të të drejtave të njeriut në Perëndim”.
Kryesia malteze do të udhëheqë negociatat për zgjedhjen e një lidershipi të ri në një orar të ngushtë. Paketat e mëparshme të udhëheqjes u deshën disa muaj për t’u negociuar. Në vitin 2017, nën kryesimin e Austrisë, u kërkua një mbledhje jozyrtare e ministrave të jashtëm për të dalë nga bllokimi.
/AlbaniaPost