Politikë

Pas ujdisë me PS-në, Rithemelimi zyrtarisht kundër Reformës në Drejtësi!

Shkruar nga Liberale

Pas ujdisë me PS-në, Rithemelimi zyrtarisht kundër Reformës

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Gjin Gjoni u zgjodh këtë të shtunën kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë, duke i mundur rivalët me një diferencë të madhe.
Ish-gjyqtari garoi përballë Albert Rrustit dhe Paulin Markut. Pas votimit të 1.100 anëtarëve të partisë, z. Gjoni siguroi 604 vota, z. Rrusti 313 dhe 131 vota mori z. Marku.

"Kolegët e mi bënë një garë tepër dinjitoze. Populli i Lezhës arriti që të më votëbesojë mua dhe kjo është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është shumë kritike. Partia Demokratike e Lezhës ka objektiva të qarta për 2025. Të bashkuar, siç jemi sot, do të fillojmë organizimin e partisë dhe njëkohësisht përgatitjet për fushatën elektorale të 2025-ës," deklaroi z. Gjoni krah kundërshtarëve.

Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka garuar edhe më herët nën siglën e PD-së së Rithemelimit, duke tentuar të marrë edhe pëlqimin për deputet në garat paraprake partiake të vitit 2020.

Por ai u shkualifikua nga gara prej kryedemokratit Lulzim Basha, pasi kishte dhënë dorëheqjen si gjyqtar për t'iu shmangur vetingut.

Kjo për arsyen se kryetari i Partisë Demokratike është pro linjës Euroantlantike, teksa mbështet strukturar e reja të drejtësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH