Teksa janë numëruar 913 nga 1282 kuti, rezulton se pesë zonja të PS-së po luftojnë për dy mandate deputetësh.
Aktualisht ministrja Anila Denaj duket më e favorizuar, teksa ka grumbulluar 4860 vota.
Ndërkohë që në vendin e dytë, në kutitë e fundit të numëruara, është ngjitur Olta Xhaçka me 4291 vota, ose 29 vota më shumë se Blerina Gjylameti.
Në garë gjithashtu, por më pak të favorizuara janë edhe Kejsi Elezi, e cila pati një rritje më herët në Kamëz, por ka marrë numrin më të madh të votave në Kavajë dhe Etilda Gjonaj.