Politikë

Gara për mandatin në Lezhë, në rrezik kandidati i PD-së

Shkruar nga Liberale.al

Gara për mandatin në Lezhë, në rrezik kandidati i PD-së

Pas numërimit të 11,619 zarfeve nga gjithsej 11,841, Partia Socialiste ka kaluar në avantazh me 1,557 vota. Më herët, kur ishin numëruar vetëm votat nga Shqipëria, Partia Demokratike ishte përpara me 1,898 vota.

Ky ndryshim ka shtuar vëmendjen në Parkun Olimpik, ku po numërohen votat e emigrantëve, veçanërisht ato nga Lezha. Në këtë qark, rrezikon të humbasë mandatin kandidati i PD-së, Kastriot Piroli, i cili është i dyti në listë pas Gjin Gjonit.

Në mbështetje të tij ka shkuar edhe deputetja Jorida Tabaku, më e votuara e PD-së në Tiranë. Në një video të publikuar nga Top Channel, ajo shihet duke udhëzuar numëruesit se si të kontestojnë votat e ardhura nga Greqia.

Gara mbetet shumë e ngushtë dhe pritet me interes përfundimi i numërimit të plotë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH