Politikë

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve", shfaqja tjetër jashtë dyerve të Kuvendit!

Shkruar nga Liberale

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Konfliktet brenda sallës së Kuvendit, debatet e ashpra dhe tensionet që shkojnë deri aty sa duhet të ndërhyjë garda për të shmangur përplasjet fizike, japin përshtypjen në publik të një luftë të ashpër politike.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Por ajo që shihet në dalje të Kuvendit është një pamje tjetër. Deputetë që qeshin, përqafohen dhe kuvendojnë në kafe, për shtatë palë qejfe.    

 FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Sot ishte një tjetër atmosferë në sallën e  Kuvendit. Demokratët me në krye Sali Berishën kërkuan praninë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijuan me akuzat ndaj tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili pas arrestimit u dërgua mbrëmjen e djeshme në paraburgimin e Durrësit.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Mes tensioneve dhe akuzave, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërpreu dy herë seancën, për ta mbyllur përfundimisht dhe lënë të hënën që vjen, pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka pasi bllokoi foltoren, goditi me shishe uji ministrin Taulant Balla.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Në atë moment Noka u bllokua nga forcat e Gardës për të mos shkuar drejt ministrit Balla.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Ishte përmendja e tragjedisë së “21 janarit” me katër të vdekur nga ana e deputetit Toni Gogu që acaroi më shumë demokratët, të cilët kërkuan fjalën, por nuk u lejuan nga Spiropali, e cila kërkoi mbajtjen e radhës së fjalës në foltore.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Më pas ishte ministri Manja, i cili komentoi deklaratat e Berishës brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, duke i thënë se e ka zili për mënyrën se si po e kalon pleqërinë.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Nga ana tjetër, edhe deputeti demokrat Petrit Doda hoqi mikrofonin nga vendi dhe bllokoi foltoren dhe pas ndërhyrjes së Gardës ai i hodhi kabullin e mikrofonit kryeparlamentares Spiropali.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Ishte edhe deputetja Elda Hoti që u përfshi në një episod të paprecedentë në seancë, ku u mori  kartat e socialistëve për të penguar votimin.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

Pas gjithë këtyre tensioneve , në dalje deputetët dhuruan një tjetër “shoë”. Kryetari i PD-së Sali Berisha u kap duke bërë humor me Damian Gjiknurin teksa po futej në makinë, ndërsa deputetë socialistë e demokratë duke qeshur.

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

FOTOT/ Deputetet e PS-së dhe të PD-së pas "sherreve",

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH