Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rezulton më i votuari në burgun "313". Kjo pasi politikani ka arritur të marrë 58 vota, ndonëse ndodhet në qeli.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur.
Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.