Politikë

FOTO HISTORIKE/ Arratisja e serbëve me mbretin e tyre, përmes Shqipërisë (pas rrethimit të austro-hungarezëve)

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Arratisja e serbëve me mbretin e tyre, përmes

Ushtria serbe në 1915 mbi urën e Haxhi Beqarit në Mirakë (fshat i ndërmjetëm mes Elbasanit dhe Librazhdit) duke u larguar drejt Greqisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, mbi 100 mijë ushtarë serbë, ku bashkë me ta ishte edhe mbreti i Serbisë, që të shpëtonin nga rrethimi austro-hungarez e bullgarë, të cilët i kishin prerë rrugën drejt Serbisë, kaluan nëpërmjet Shqipërisë, të ndihmuar nga Esat Toptani.

Dëshmitë nga fotoreporterët gjermanë tregojnë se serbët u larguan edhe nga portet e Durrësit dhe Sarandë për në Greqi.

FOTO HISTORIKE/ Arratisja e serbëve me mbretin e tyre, përmes

Po të mos i kishte ndihmuar Esat Toptani në 1915-16, ushtria serbe bashkë me mbretin e Serbisë ose do ishin kapur rob të gjithë, ose do ishin vrarë. Rruga ishte bllokuar dhe atyre po u mbaronin edhe ushqimet edhe municionet, ndërsa dimri ishte shumë i ashpër.

Ndihma nga Esat Pashë Toptani bëri që ai të nderohej më pas nga serbët. Esat Pashë Toptani u vra më vonë në Paris nga Avni Rustemi, me motivacionin, sipas këtij të fundit, për “tradhti të lartë kombëtare”.

Vrasja e Esat pashë Toptanit shkaktoi përplasje politike të brendshme mes dy luftrave botërore. Avni Rustemi u arrestua dhe pas gjashtë muajve u la i lirë nga një gjykatë franceze, me arsyetimin se krimin e kreu, i nxitur nga populli i tij dhe i takon Shqipërisë ta gjykojë. Pas kthimit, Avni Rustemi u përfshi në aktivitete politike, por u vra aty ku sot qëndron sheshi që mban emrin e tij në Tiranë. Vrasja e Avni Rustemit nxiti 100 vite më parë, në qershor 2024, Revolucionin e Qershorit, nën udhëheqjen e Fan Nolit.       

FOTO HISTORIKE/ Arratisja e serbëve me mbretin e tyre, përmes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH