Politikë

FOTO E DITËS: I bëri bashkë lamtumira e Kryepeshkopit, Rama e Berisha për herë të parë pas shumë kohësh shihen afër njëri-tjetrit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: I bëri bashkë lamtumira e Kryepeshkopit, Rama e

U mbajt ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”. Ceremonia u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.

Në ceremoni morën pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, ndërsa u shpreh se Janullatos ishte urë miqësie mes dy popujve tanë. 

Por ajo që u vi re ishte fakti se për herë të parë, pas një periudhe të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë takuar së bashku për të nderuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Siç shihen edhe në foto, Rama dhe Sali Berisha janë ulur shumë afër njëri-tjetrit, me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, mes tyre. Por megjithatë, dy liderët kanë shmangur përshëndetjen ose bisedën me njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH