Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një pritje të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.
Të ftuar kanë qenë ambasadorët e vendeve të huaja, politikanë, ministria dhe deputetë të dyja krahëve, të majtë dhe të djathtë, të cilët kanë trokitur gotat, por edhe kanë shtrënguar duart.
Në fotot e publikuara shihen politikanët e ftuar të cilët kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër me Presidentin Begaj, i cili ishte edhe organizatori i kësaj pritje në Pallatin e Brigadave.
Në këtë takim shihet se krahas anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe ambasadorëve të huaj ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së Basha duket se e ka nisur më aktiv muajin janar dhe vitin 2024, pasi është ndalur dhe ka biseduar gjatë me diplomatët.
Si të ftuar nga opozita ishin edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi apo edhe deputetët demokratë, Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji.
/Liberale.al/