Politikë

Dy REKORDE që theu qarku i Elbasanit në zgjedhjet parlamentare 2021!

Shkruar nga Liberale

Dy REKORDE që theu qarku i Elbasanit në zgjedhjet parlamentare 2021!

Qarku i Elbasanit në këto zgjedhje parlamentare theu dy rekonde.

Për herë të parë Elbasani dërgon në parlament 10 deputetë për PS dhe 4 për PD, rezultat i cili nuk është shënuar kurrë më parë në një qark ku përgjithësisht mandatet janë ndarë ose në barazim 7me 7 ose 8 me 6.

Nga ana tjetër në Elbasan ka dalë kandidatja më e votuar në të gjithë Shqipërinë.

Ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Qarkun e Elbasanit.

4 më të votuarit e PD janë:

1. Qani Xhafa     5927

2. Ilirjan Alliu    4848

3. Dritan Cani     3649

4. Dritan Mitarja   3012 vota

Pritet përpunimi i rezultateve të 5 kandidatëve fitues të listës së hapur të PS. Sipas rezultateve paraprake 5 kandidatët për deputetë të listës së hapur PS që u shpallën fitues në mbyllje të procesit të numërimit janë:

-Sara Mila (18626)
-Saimir Hasalla (9361)
-Olsi Komici (9020)
-Aulona Bylykbashi (8315)
-Agron Gaxho (5969)

Ndërkohë vota e diasporës do të përcaktojë deputetin e dhjetë të PS në qarkun e Elbasanit. Në garë për këtë mandat janë.

Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH