Politikë

“Dil vetë në fushë-betejë, doktori është 81 vjeç”, - REPLIKAT mes Ramës dhe Bashës nxjerrin Berishën në plan të dytë?

Shkruar nga Liberale

“Dil vetë në fushë-betejë, doktori është 81

Kanë vijuar replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të koalicionit Euroantlantik, Lulzim Basha. 

Kryesocialisti ironizoi deklaratën e ish kreut të PD, i cili tha se ka nxitur Sali Berishën që ta sulmonte. Duket se këto replika, pas mediatizimin, po japin përshtypjen se gara nuk është thjesht mes Berishës dhe Ramës. 

Basha: O Rame ku je mos burr ke von doktorin mem sulmu mu? U mërzit doktori që i sulmoj partnerin.

Rama: E ndjeu Lul bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap tek lista e mbyllur sa e pashë që u zgjodhe pupu ça stresi, ik thash mbyll listat ul qepenin se të shkatërroi prap Lul cunami sic më shkatërrove në 2015, 2019, 2021, a ça më ke bërë, po që më ka marrë malli të ma kënosh atë himnin aty poshtë.

Basha: Po dil vetë në fushë mor burr, doktori është 81 vjeç.

Rama: Unë të dal në fushë mos mer burr tani që dole ti me Hysen Gjurën e Pëllumb Seferin, jo mer vlla të merret bufi me ty tani se e mori lehtë këtë punë. Kam frikë se është vonë, u ngrejt era auroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta.

Basha: Thuj doktorit merrem unë me Bashën siç jeni marrë më parë të dy me mu.

Rama: Eee këtu vallaj s’di ça të them tani se më keni bo si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend Bertin tek ai filmi horizonte të hapura, ju myti xhelozia, thuja doktor bufit, bufi thotë jam i Lul bravës, po ai Gaz ballokumja kujt i është mor Lul, e ma men apo jo Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im. Mor artist kur tët kuptojë ty këneta do jetë tha komplet, por ti mos ma ndaj mendjen e lehtë, jepi gaz. E në fund fare numrin 5 mos harro, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH