Politikë

Dash Shehi “shuplakë” Ramës e Bashës: Keni degraduar politikën, jeni bërë si Big Brother

Shkruar nga Liberale
Dash Shehi “shuplakë” Ramës e Bashës: Keni degraduar

Drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, z. Dashamir Shehi, ka reaguar ashpër lidhur me videot e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, Shehi tha se Rama dhe Basha kanë harruar të bëjnë politikë, por e kanë mendjen te klikimet.

Ai shtoi se nuk do e lejonte veten të binte në këto nivele që sipas tij janë vulgare, pasi vlerëson se politikani gjykohet për punët e shtetit dhe jo për gallatë e degradim.

Shehi shkoi edhe më tej kur tha se gallatat Rama-Basha ia kanë kaluar edhe vulgaritetit në TikTok e ‘Big Brother’ dhe sipas tij, po edukojnë keq brezin e ri.

“Basha këto që po bën dyshoj se po i bën nga vëmendja që merr. Unë nuk do e bëja kurrë. Ne gjykohemi këtu për punën e shtetit, jo për meme.

Të dy, ky dhe ai tjetri që është kryeministër e kanë degraduar politikën në këto lloj nivele, unë sdo e bëja kurrë as për një milionë klikime të bija në këtë nivel gallate.

Kot i bien në qafë rinisë së Big Brother dhe Tik Tok. Këto i edukojnë rininë me këtu që bëjnë. Policia jonë në fakt është dramatike dhe tragjike. Unë s’jam kundër që ata ta pranojnë sensin e humorit. Por jo në këto lloj nivelesh”, tha Shehi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH