Politikë

Dakordësia mes Rithemelimit e mazhorancës për Amnistinë, reagon Basha: Pazar! Përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO

Shkruar nga Liberale

Dakordësia mes Rithemelimit e mazhorancës për Amnistinë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar, lidhur me amnistinë penale, si dhe faktin që grupi parlamentar i Gazment Bardhit ka arritur dakordësi me maxhorancën për këtë çështje.

Kryedemokrati Basha rendit disa kategori për të cilat ulet dënimi, ndërsa flet për pazar mes palëve.

REAGIMI I LULZIM BASHËS:

Ulet dënimi për të korruptuarit e dënuar nga spak!
Përjashtohen nga amnistia protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi????

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite për femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH