Politikë

Begaj përkujton Holokaustin: Ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit

Shkruar nga Liberale

Begaj përkujton Holokaustin: Ana më e errët që rëndon

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përcolli një mesazh sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Kreu i shtetit u shpreh se, krimet e përbindshme të gjenocidit ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

Ne përkujtojme ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare. Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin”, shkruan Begaj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH