Politikë

Basha, pas shfaqjes së Ramës në New York: Kryeministri turist i vendit më të varfër e të korruptuar në Europë gënjen veten, por jo qytetarët

Shkruar nga Liberale

Basha, pas shfaqjes së Ramës në New York: Kryeministri turist i

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantë në New York.

Rama pretendoi mes të tjerave se Reforma në Drejtësi është vepër e PS-së. Basha i ka përmendur përmes një fotoje ilustruese emrat e shumtë socialistë të dënuar nga drejtësia.

"Rama që flet për drejtësinë si drejtuesi i qeverisë më të korruptuar në Europë, në fakt, është arkitekti i vonesave të saj, të cilat u dekonspiruan dhe u bllokuan nga partnerët strategjikë, kur kërkoi të fuste duart e tij të pista në garën për drejtuesin e SPAK dhe në hetimet për inceneratorët" theksoi Basha.

Basha, pas shfaqjes së Ramës në New York: Kryeministri turist i


Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:


Kryeministri turist i vendit më të varfër dhe me të korruptuar në Europë, mund të gënjejë veten, por jo qytetarët.

Sot është kthyer në vendin e krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal, agjentin e kundërzbulimit të partnerëve tanë strategjikë, duke dëshmuar se nuk respekton vlerat e vendit që bujarisht na ka ndihmuar dhe mbështetur, por ato të autokratëve lindorë.

Sukseset imagjinare të qeverisë së tij kanë imazhin e Saimir Tahirit, si ministër të Brendshëm i kriminalizimit të institucioneve, e Arben Ahmetajt, si zv. kryeminsitër i korrupsionit masiv, e Beqajt të Shëndetësisë së vjedhur, e Kokës së bandës së inceneratorëve, e Krifcës së fondeve të zhvatura të BE-së, e Çyrbes si ura e Ramës me botën e krimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve, e Veliaj të 5D-së, e Xhaçkës, për të cilën grisi Kushtetutën dhe dhjetra emra e zullume që Rama i ka mbrojtur dhe inkurajuar, ndërsa bashkëqytetarët tanë anembanë botës nuk kanë për t’i harruar.

Rama që flet për drejtësinë si drejtuesi i qeverisë më të korruptuar në Europë, në fakt, është arkitekti i vonesave të saj, të cilat u dekonspiruan dhe u bllokuan nga partnerët strategjikë, kur kërkoi të fuste duart e tij të pista në garën për drejtuesin e SPAK dhe në hetimet për inceneratorët.

Teksa vendi i afrohet zgjedhjeve dhe Rama ka më shumë bashkëpunëtorë në burg sesa në krah, duhet të kujtojmë se për 12 vjet ai kishte të gjithë pushtetin për të bërë mirë, por zgjodhi të punojë për interesat e tij, jo të familjeve shqiptare, që gjatë qeverisjes së tij janë varfëruar e përgjysmuar nga shpopullimi masiv.

Shqipëria meriton më shumë!

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH