Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama. Kësaj radhe Basha me ironi i thotë kryeministrit se pse ka ngelur pasagjer dhe s’ka hipur asnjëherë në timon, pasi për të i japin të tjerët dhe më pas i çon në burg.
Ai më tej vijon me pyetjen për Ramën se ku i ka shokët, ata që firmosin për të, të cilët njëri pas tjetrit me radhë kanë mbushur 313-ën. Sipas Bashës, kësaj pune i bie ose kryeministri është më buf se bufi dhe ia vjedhin pas shpine, ose ai vet është kreu i bandës.
Në fund Basha ka dhe një porosi për Ramën, dy paketa, që do t’ia lej në emision tek Arjan Çani.
Reagimi i plotë i Bashës:
O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat.
“Ku i ke shokët? Me këmisha vija-vija te 313”, kështu shprehej Lulzim Basha në një video të postuar më herët në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Edi Ramës me ironi për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrat e arrestuar nga SPAK.
Kundërpërgjigja e Ramës
Mbrëmjen e sotme, kreu i Partisë Socialiste i është përgjigjur Bashës duke i thënë se PS është oqean dhe jo kënetë apo lugë uji, teka shton se “një bie, qindra ngrihen”.
Me një video ku e ironizon Bashën dhe postimet e tij në rrjetet e tij sociale, me këngën e Unikkatil në sfond, Rama shprehet: Ku i kam shokët unë ë? Ore ta thash mos ma qaj hallin mu. PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen. S’është kënetë si ajo që ishe ti dhe të përzunë, ndër të bënë, por nuk është as lugë uji si kjo që je zhyt!
Ta thash pra, për njerëzit me fat thuhet i lindur me këmishë, po ti ke lindur me këmishë note, me super super fat. Hajde artist se ti je t’u flejt tashi, kur të shohësh nesër këtë, nigjo, mos ma harro nalo içik, kap naj pasagjer demokrat se gjynof, po t’i ha bufi të gjithë.