Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka folur edhe për hetimin që SPAK po kryen nga kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama theksoi se nuk komenton vendimet e drejtësisë. Shefi i qeverisë theksoi sërish se çdo zyrtar është i hetueshëm, por në fund është drejtësia ajo që vendos nëse është ose jo i fajshëm.
Rama: Përkohësisht, di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare, nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorët e gjykatës të ulur në klube mediatke apo të fshehur pas ekraneve të portaleve, këtë e di me siguri.
Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Nëse do ndryshojë, duhet të ketë arsye të fortë. Mund të ketë nëse do ketë vendim të formës së prerë. Kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz.
Teksa u pyet se si do të veprojë nëse SPAK vendos masë sigurie ndaj Erion Veliaj Rama tha shkurt: Nuk komentoj!
Rama: Ky rast është shumë specifik për shumë arsye, por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani unë nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konretë. Gjithsesi unë personalisht nuk dua të bëj ansjë koment dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment, do shikojmë procesin, siç po e ndiqni ju, po e ndjekim edhe ne me shumë kujdes.