Politikë

Apeli lë në fuqi vendimin: 1 vit BURG për deputetin Ervin Salianji!

Shkruar nga Liberale

Apeli lë në fuqi vendimin: 1 vit BURG për deputetin Ervin

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dhënë sot vendimin ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babalja”.

Mësohet se është lënë në fuqi masa me një vit heqje lirie.

Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshire edhe  Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH