Politikë

Akuzat e opozitës për amnistinë penale, Manja "ua pret" shkurt: Përgjigjet do t'i merrni të enjten në Kuvend!

Shkruar nga Liberale

Akuzat e opozitës për amnistinë penale, Manja "ua pret"

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur rreth amnistisë penale, teksa foli në një prononcim para gazetarëve. 

Duke iu referfuar akuzave të opozitës, Manja tha se do t’u npërgjigjet në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike dhe se të gjitha përgjigjet do të merren të enjten në seancë plenare. 

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, deklaroi Manja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH