Politikë

Agron Shehaj: Askush nuk do të na rrëmbejë mandatet!

Shkruar nga Liberale.al

Agron Shehaj: Askush nuk do të na rrëmbejë mandatet!

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas rinumërimit të votave, duke thënë se ka një skenar nga partitë e vjetra për t’i marrë një mandat partisë së tij.

Shehaj thekson se Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate në mënyrë të ndershme dhe të qartë, dhe ato nuk do t’i rrëmbejë askush.

“Ajo që po ndodh është një përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk pranojnë ndryshimin,” – shkruan ai.

Sipas tij, është e padrejtë të flitet për zgjedhje të parregullta, e ndërkohë të tentohet të merret një mandat në mënyrë të padrejtë.

“Votat tuaja janë të shenjta. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshim dhe nuk do të preket apo tjetërsohet,” shprehë Shehaj.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH