Politikë

110 vota pro për Amnistinë! Deputeti demokrat zbulon ‘prapaskenat’ e dakordësisë mes PS-së dhe Rithemelimit

Shkruar nga Liberale

110 vota pro për Amnistinë! Deputeti demokrat zbulon

Amnistia Penale është miratuar pasditen e djeshme sipas parashikimeve në seancë plenare, me 110 vota pro, 1 kundër nga Agron Shehaj dhe 1 abstenim nga Ermonela Felaj.

Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë 1.100 të dënuar me burg, 700 prej të cilëve sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa me miratimin e amendamentit të propozuar nga opozita, përfitojnë edhe ish-zyrtarë të dënuar për korrupsion nga GJKKO.

Në studion e Top Story, deputetit demokrat Luçiano Boçi i është kërkuar të tregojë se ku ka ndodhur dakordësimi për votimin e Amnistisë mes PS dhe Rithemelimit dhe në cilën dhomë institucionale? - deputeti i Rithemelimit në PD, Luçiano Boçi tha se “dakordësimi është arritur me konsensus, paraqitur nga qeveria dhe opozita kërkon ndryshimet e saj. Dakordësia ka qenë mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Bardhi-Çuçi. Ky ligj është me veprim të menjëhershëm të përkohshëm…
Niveli i përfaqësimit të grupit parlamentar ka të drejtën e vet që të paraqesë propozime dhe kundërshtime.
Institucionet komunikojnë në format e tyre dhe nuk ka rëndësi nëse është dhoma e Bardhit apo dikujt tjetër. Niveli i zyrtarëve është shumë i kuruar edhe nga ana e PD. Nuk përfitojnë zyrtarët! Dakordësia në zyrën e konferencës së kryetarëve. Bisedat ku janë bërë thatë… Dakordësia është institucionale” theksoi Luçiano Boci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH