Politikë

10 KANDIDATËT më të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. PS kryeson 8-2!

Shkruar nga Liberale

10 KANDIDATËT më të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. PS

Sara Mila, më e votuara mes 140 deputetëve që do të ulen në Kuvendin e ardhshëm


Është ironike por dy kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, luftuan deri në kutinë e fundit me njëri-tjetrin për një mandat deputeti. Në 10 deputetët më të votuar në zgjedhjet e 11 maiit 2025, 8 i përkasin PS-së.

Kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, thukae vetëm zyrtarisht ka mbetur pa u përpiluar lista me 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota, ndërsa pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit.

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, edhe pse ka arritur të marrë 12685 vota, nuk është pjesë e listës fituese çka tregon qartazi se sistemi elektoral është i padrejtë!

Dhjetë kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 2025:

1-Sara Mila 18626 vota - Elbasan PS

2-Arkend Balla   18439    vota - Durrës PS

3-Blendi Gonxhja 17443 vota – Tiranë PS

4-Ceno Klosi       16261    vota -  Fier PS

5-Ervin Hoxha    14421    vota -  Tiranë PS

6-Erion Braçe     13938    vota - Tiranë PS

7-Jorida Tabaku 13747    vota – Tiranë PD

8-Ilir Alimehmeti 12685  vota – Tiranë PD

9-Agron Malaj   12616    vota – Dibër PS

10-Klevis Jahaj   12559    vota – Fier PS

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH