Kronikë

Vrasësi i Ardian Nikulajt refuzon bashkëpunimin

Shkruar nga Liberale

Vrasësi i Ardian Nikulajt refuzon bashkëpunimin

Ruben Saraiva ka mohuar sërish përfshirjen në vrasje

Portugezi Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Paraditen e 17 Janarit, 28-vjeçari u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Burime nga grupi hetimor bën të ditur se gjatë komunikimit me portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, i kanë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka refuzuar të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Madje, ashtu si edhe më parë, ai ka vijuar të mohojë përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë që ndodhi më 19 Prill 2023 në Shëngjin, duke pretenduar se kishte ardhur në Shqipëri me pushime dhe akuzat ndaj tij i kishte mësuar nëpërmjet medias.

Por prokuroria thotë se ka prova që Saraiva është ekzekutori i Nikulajt brenda lokalit të tij. Hetuesit besojnë se ai bashkë me 4 shtetas të tjerë britanikë, janë porositur nga shqiptari Edmond Haxhia, për kryerjen e vrasjes.

Të gjithë të hetuarit e tjerë ndodhen në proces ekstradimi në Angli. Sipas policisë, familja e Haxhisë është prej vitesh në hasmëri me fisin e viktimës, Ardian Nikulaj dhe konflikti mes tyre ka prodhuar shumë të vrarë.

Ruben Saraiva u ekstradua me kërkesë të autoriteteve shqiptare më 30 dhjetor të vitit të shkuar nga Maroku drejt Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH