Kronikë

Tapë në timon kreu manovra të gabuara, arrestohet 53-vjeçari në Krujë

Shkruar nga Liberale

Tapë në timon kreu manovra të gabuara, arrestohet

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Krujë, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetin, në mënyrë të parregullt, në Fushë Krujë, i kanë bërë shenjë për ndalim drejtuesit të automjetit që po bënte manora të gabuara.

Pas verifikimit të dokumentacionit, drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 2.12mg/l.

Në përfundim të veprimeve, 53 vjeçari, banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH