Kronikë

SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dosjen "Metamorfoza", ja pasuritë e sekuestruara

Shkruar nga Liberale

SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Pëllumb Gjoka, akuzohet për kryerjen e veprave penale :

I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1. 3 (tre) pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2, si më poshtë :
1.1. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.2. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.3. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh,Velipojë, Shkodër;

2. 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë blerje sipas kontratave
980 300 Euro, si më poshtë :

2.1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.3. Njësia dyqan, me sipërfaqe ndërtimore 125 m2, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 m2, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro (pesëdhjetë mijë e treqind) Euro, e ndodhur në Tiranë.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH