Kronikë

Sekuestrohet drogë me vlerë 90 mijë euro në Fier, dy në pranga, katër persona nën hetim

Shkruar nga Liberale

Sekuestrohet drogë me vlerë 90 mijë euro në Fier, dy në

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu nën hetim janë vënë katër shtetas, blerës të dozave të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Price” janë sekuetsruar 508 gramë Kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Gjatë operacionit në pranga ranë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.

28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe Cannabisi, shtetasit R. N. dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH