Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku thotë se i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Durim Bami nuk është liruar në Dubai, por ka një ndrysim mase sigurie për të.
Në një konferencë për shtyp Rrumbullaku tha se nuk ka lirim të tij dhe se Policia e Shtetit po punon me autoritetet në Dubai për arritjen e ekstradimit të Durim Bamit por edhe të personave të tjerë.
Gjithashtu Rrumbullaku bëri me dije se dy emrat e tjerë të njohur për drejtësinë shqiptare Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe janë ekstraduar në Shqipëri.