Kronikë

Nga plani për hedhjen në erë të Drejtorisë së Policisë te snajperi serb, ‘ofertat’ e Çopjave për ekzekutimin e Alibejt

Shkruar nga Liberale
Nga plani për hedhjen në erë të Drejtorisë së

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej.

Përplasja shpjegohet në detaje që shfaqin dinakërinë e Çopjave, që pas kryerjes së masakrës së Bradasheshit ndaj Erion Alibejt shkuan më pas për të bërë “qokën” në shtëpinë e viktimave dhe duke u hequr si të paditur.

Por ato që do të fundosnin grupin e Çopjave në skenarin e tyre për të ekzekutuar Endrit Alibej do të ishin sikurse thamë komunikimet në Sky Ecc. Aty ku Mikael Qosja ka disa biseda shumë interesante me Franc Çopjan apo Gergely, ku flitet edhe për paratë që ky i fundit i ka dhënë Talo Çelës për të vrarë Endrit Alibejn.

Dosja Sky Ecc:

Mikael Qosja i shkruan Franc Çopjas: “I kemi dhënë ‘Katnarit’ (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 000 paund.

Talo Çelës duhet t’i zbresim nga llogaria vlerën e 30 bukëve (dyshohet lëndë narkotike)’. Më datë 11 Korrik 2020, Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se, ‘ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) te ngjarjet e Durrësit (vrasja e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia). Kjo pasi këtë gjë do ta përdorin në favor të tyre”.

Në një tjetër bisedë me shtetasin Ado Xhika, Mikael Qosja që mban edhe mbiemrin Kamami, nuk lë dyshime mbi dijeninë që ai ka mbi vrasjen e Endrit Alibej.

Mikael Qosja: “Ata që janë gjuajtësit (ekzekutorët) e vrasjes së vëllezërve Haxhia, janë ata që ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e ‘Tarzanit’ (Erion Alibej).  Unë e njoh një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre pasi së bashku kemi marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis nesh”.

Në një tjetër komunikim me Talo Çelën, Mikael Qosja i shpreh shqetësimin këtij të fundit nëse Klevis Alla, ka dijeni për ekzekutimin që ata i kanë bërë Endrit Alibej.

Mikael Qosja bisedon me Talo Çelën: “Frate po ky kaçuli a ka ditur gjë për punët e Elbasanit. Leje Dashin. Ky kaçuli po them di gjë për ne. Se do hapet çështja e Elbasanit.

Se po qe thyer ‘Kokëçami’ (Altin Ndoci) mund të ketë folur shumë gjëra. ‘Po ishalla s’ka gisht ‘Cjapi’ (Dashnor Dumani), Por po pati gisht ‘Cjapi’ na ka shit te ‘Krymi’. ‘Sepse nuk duhet të largohej Dashnor Dumani pasi ai ka bërë punën e parë’.

‘Tani më dëgjo pak. Tani ‘Cjapi’ a di gjë ku shkoi makina atë natë? Po armët? A di vendin Nori ku janë hedhur’”.

Nga konteksti i kësaj bisede dhe nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani si bashkëpunëtor i drejtësisë konstatohet se Dashnor Dumani ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit, ku ka patur rolin e ekzekutorit.

Por po me kaq interes janë edhe bisedat që Franc Çopja bën në lidhje me Masakrën e Bradasheshit me një nga komunikuesit e tij, ku ai i shpreh këtij të fundit shqetësimin se grupi i ekzekutorëve po flasin ca si shumë, dhe nuk po u rri goja.

Franc Çopja bisedon me Renato Musakun: “Talo Çela dhe grupi i tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur. Kanë biseduar me persona të tjerë.

Alibej kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë patur dijeni se nga u vinte problemi. Unë u shkova edhe për vaki dhe i hodha 50 euro, dhe u thashë t`i rrojnë familjarët. Gruaja e atij qante në gjuhën rumune. Ata janë spermë e keqe dhe është turp t’i quash armiq.

‘U zbuluan të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë, fluturon me bisht në b…. Se ata ishin në ajër. Nuk dinin asgjë se nga u erdhi. Po Talo B…. nuk do trima budallej.

Ika i piva dhe një kafe. I hodha 50 euro. T’rroni vetë, të rrojnë të dashmit i thashë. Hahaha’.

‘Qante ajo nusja atij Endritit, jubira miaaaaa. Se e ka rumune. Tja … rumunët tani hahaha”.

Por Franc Çopja nuk ishte i kënaqur vetëm me ekzekutimin e Endrit Alibej. Ai kërkonte në tavë edhe kokën e vëllait të tij, Erion Alibej, për të cilin ai ishte i gatshëm të paguante dyfishin e çmimit që kishte paguar për të vrarë ‘Tarzanin’, sikurse i drejtoheshin ndryshe Endrit Alibej.

Ndoshta kjo për faktin që ‘Krymi’, Erion Alibej pas vrasjes së të vëllait në Masakrën e Bradasheshit ishte bërë shumë i rrezikshëm dhe kishte mbledhur informacion të bollshëm se kush ishin vrasësit. Po kështu kishte filluar nga puna për eleminimin e grupit që qëlloi mbi vëllain dhe të afërmit të tij në Bradashesh. Shqetësim të cilin Franc Çopja e ndjen gjithmonë e më nga afër.  Ku nga bisedat evidentohet se drejtuesit e Organizatës kriminale ‘Çopja’ kanë synuar eleminimin e personave që kanë ndihmuar ose kanë qënë pjesë e grupit të Alibej me qëllim izolimin apo shkatërrimin e Erion Alibej, duke synuar të përçojnë panik dhe frikë te njerëzit që atij i rrinë pranë. Alibej nga ana e tij pas vrasjes së të vëllait ndërmori një fushatë spastrimi dhe eliminoi të gjithë anëtarët e grupit kundërshtar, teksa kreu të paktën gjashtë vrasje

Por nga ana e tij pësoi shumë humbje, dhe iu vranë disa nga ushtarët, por që për kokën e tij u vendosën në dispozicion miliona euro.

Çopjat ndërkohë kishin mbledhur një pasuri deri në 200 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kriptomonedha që sot janë bllokuar, dhe sekuestruar, ashtu si dhe vila luksoze, apo investime në agroturizëm. Por po kështu kishin investuar në lingota ari në një shumë mbi 15 milionë euro.

Dosja Sky Ecc:

11 Gusht 2020    

Franc Çopja: ‘Krymi’, është ky që kam unë probleme, Erioni nga Elbasani. Është vëllai i ‘Tarzanit’ që vdiq.

Ndërkohë që ajo që ka krisur edhe më shumë grupin janë dëshmitë përpara grupit hetues.

Sidomos të vëllait të Nuredin Dumanit, i cili del se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutmin e Endrit Alibej. Nuredin Dumani që tani shërben për ‘Krymin’, Erion Alibej.

24 Korrik 2020

Talo Çela bisedon me Arzen Mama: ‘Kokëçami (Altin Ndoci) është zënë me Dashin. E ka rrahur. Janë zënë këto të dy që ka plas kjo o vlla, nuk ka lidhje. Del vëllai i Dashit në favor të ‘Krymit’, a e kupton çfarë skandali është këtu apo se kupton’

Por siç thamë shuma e vënë në dispozicion për të vrarë Erion Alibej ishte shumë e lartë se ajo që vëllezërit Çopja paguan për të ekzekutuar vëllain e tij Endrit Alibej dhe kjo shikohet edhe në komunikimet në Sky Ecc, midis grupit të Çopjave ku Erion Alibej kërkohet të vritet me çdo kusht gjatë periudhës korrik-nëntor të vitit 2020. Ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator të këtij viti, në qytetin e Elbasanit, që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.

Për realizimin e kësaj ngjarje janë zhvilluar biseda konkrete ndërmjet shtetasve Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku rezulton se, organizata kriminale Çopja ofron 4 000 000 euro, për vrasjen e Erion Alibej dhe se atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan. Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej do merrej nga shtetasi Martin Musaj. Nga ku del se Franc Çopja apo Gergely i ka ofruar shtetasit Flobenc Meçja, një pagesë prej 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibej.

Si dhe nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan.

Flobenc Meçja: ‘Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?

Franc Çopja: 5 mln euro.

Flobenc Meçja: Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha’.

I joshur nga shuma e madhe e parave, siç shikohet edhe nga komunikimet në vazhdim, Flobenc Meçja nuk kërkon të humbasë kohë për të vrarë, fillimisht Erion Alibejn. Për këtë arsye ai i kërkon Franc Çopjas çelësat e apartamentit të kushërirës së tij, për të parë mundësinë për ta ekzekutuar Alibejn me snajper.

31 Korrik 2020

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas, ku i kërkon çelësat e shtëpisë së kushërirës që ndodhet në katin e fundit: “Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Erion Alibej nuk është problem.

Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi”.

Për të arritur qëllimin, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan se do marrë edhe një qitës serb. Me qëllim që të jenë më të sigurt në realizimin e planit të tyre.

Ku gjatë bisedave Flobenc Meçja i dërgon Franc Çopjas, 4 foto ku dallohet stadiumi si dhe dy ndërtesa, të cilat nga matja në distancë objektivi është shumë i lehtë për t’u arritur.

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas: ‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.

‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.

Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.

6 Gusht 2020

Flobenc Meçja informon Franc Çopjan: ‘Erion Alibej ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.

‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.

Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.

Por Franc Çopja duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej.

Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.

Dosja hetimore: “Flobenc Meçja ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.

Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.

Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhen punët”.

Konfirmimi se Erion Alibej është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.

Dosja hetimore: Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja komunikon me Franc Çopja të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë. Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.

Por sipas grupi hetues edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako

Dosja hetimore: “Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH