Ylber Jaku, vrasësi i 34-vjeçarit Rushit Sallahi në Has ka lënë një mesazh në Facebook përpara se të kryente krimin e rëndë.
Jaku, i cili ishte kthyer nga Britania e Madhe vetëm një ditë më parë, ka shkruar në rrjetet sociale arsyet pse e shtynë drejt krimit të rëndë.
Pa shumë detaje, ai lë të nënkuptohet se familja e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme me familjen e autorit, dhe siç u raportua më herët, vetëm një ditë më parë, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahi, i ka dhunuar prindërit e Jakut, për çka edhe u arrestua nga policia.
“Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, shkruan Ylber Jaku ndër të tjera.
Dyshohet se përveç përplasjeve fizike dhe verbale, dy familjet mund të kenë patur edhe konflikt pronësie.