Kronikë

NGJARJE e rëndë në Has! 34-vjeçari gjendet i vrarë pas sherrit mes dy fiseve, në pranga autori

Shkruar nga Liberale

NGJARJE e rëndë në Has! 34-vjeçari gjendet i vrarë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë pasdite në Has.

Ylber Jaku është identifikuar si autori i vrasjes së Rushit Sallahu.  

Ai është arrestuar pak minuta më parë, pas ngjarjes së rëndë.

 Një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34 vjeç është gjetur i vrarë me pushkë.

Një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla të Hasit, bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë ditën e djeshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH