Politikë

Patronazhi i sofistikuar/ Përdorimi i të dhënave personale për fushatën zgjedhore të 11 majit

Shkruar nga Liberale.al

Patronazhi i sofistikuar/ Përdorimi i të dhënave personale

Në këtë fushatë, sistemi i patronazhimit është sofistikuar ndjeshëm. Nuk bëhet më fjalë për një praktikë të rezervuar vetëm për socialistët, tashmë të gjitha palët politike, përfshirë partitë e reja, e kanë përvetësuar këtë metodë. Një “ushtri” aktivistësh qëndron nëpër zyrat e partive të vjetra dhe të reja. Ata telefonojnë qytetarët, realizojnë sondazhe dhe kërkojnë votën për partinë e tyre.

Deri këtu, gjithçka mund të duket e zakonshme. Por ajo që është shqetësuese është fakti se aktivistët u drejtohen qytetarëve duke pasur të dhënat e tyre personale, përfshirë emrin, adresën dhe vendvotimin. Kjo praktikë është vërejtur jo vetëm nga ekipet e kandidatëve të partive të mëdha, që shpesh garojnë individualisht në lista të hapura, por edhe nga partitë më të vogla. Madje, kanë telefonuar edhe gazetarë.

“Zoti Armand mu drejtua sërish. Ishte ajo vajza që më kishte telefonuar tri ditë më parë. Këtë herë, për të ditur nëse do të mbështesja një tjetër kandidat, këtë radhë nga PD. Ana u gjend pak në siklet kur e pyeta si kishte siguruar numrin tim. ‘Bëjmë telefonata rastësore’, tha. Harroi që po aq ‘rastësisht’ dinte emrin tim dhe zonën ku votoja,” rrëfen një qytetar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH