Fshihej në fshatin Sallmone të Shijakut për t’i shpëtuar drejtësisë, por kapet 32-vjeçari i dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturës.
Prej muajsh Fatjon Hoxha ishte në kërkim, ndërsa për drejtësinë ishte një person i dënuar me 10 vjet burg.
Hoxha, 32 vjeç, nga Shijaku, përpiqej t’i shpëtonte dënimit të formës së prerë duke u fshehur në fshat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shijakut, falë të dhënave të marra dhe një operacioni të befasishëm, arritën ta lokalizonin dhe ta vinin në pranga në fshatin Sallmone.
Hoxha ishte dënuar nga Gjykata e Apelit më 21 nëntor 2024 me 10 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.