Kronikë

I dehur në timon, 27-vjeçari përplas rëndë policin në krye të detyrës

Shkruar nga Liberale.al
I dehur në timon, 27-vjeçari përplas rëndë policin

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë, ku një i ri 27-vjeçar, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe përplasi një punonjës policie që ndodhej në krye të detyrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në kryqëzimin e njohur si “Velia”, kur automjeti tip “Golf” i drejtuar nga shtetasi A.Sh. u përplas fillimisht me një dyqan buzë rrugës, duke goditur më pas efektivin e policisë, V.Gj., i cili ndodhej në vend për të menaxhuar trafikun.

Polici mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij paraqitet e rëndë, por stabile.

Pas testimeve të kryera nga Policia Rrugore, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Ai është arrestuar në flagrancë dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH